Lajme

Micko dhe Dhimo në unison të plotë kundër gjuhës shqipe!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2023, 10:04

Nedai Saoli
Çfarë duhet të deklarojnë më hapur dhe më qartë, më zi dhe më keq se kaq liderët e bllokut sllavo-maqedonë, që injoranca jonë të kuptojë se ata nuk janë gati që ta fshijnë nga kushtetuta nofkën e mynxurës dhe të turpit të paparë në Europë, 20% e famshëm me të cilën i referohen gjuhës shqipe.

Injorancës dhe militantëve të verbër shqiptarë nuk i bënë përshtypje fakti mbi qëndrimin e tyre të pandryshuar shoven dhe antishqiptar për mosfshirjen nga kushtetuta njollën e zezë të 20%, por vazhdojnë të besojnë në broçkullat e liderëve shqiptarë, se këtë radhë patiçkat e zemrës ‘do ia bëjnë bam’ dhe do ta fshijnë nga kushtetuta nofkën e apartheidit modern.

Gjithsesi, në ndryshimet kushtetuese të radhës kampi tjetër do të ruaj supremacinë mbi shtetin dhe pushtetin, ku shqiptarëve do t’u rezervohet një status i veçant i pakicës së favorizuar dhe gjuhën shqipe si gjuhë të favorizuar në lokalitetet me shumicë shqiptare krahas sllavishtes.

Pra, shqipja nuk mund të përdoret gjatë zhvillimit të mbajtjes së seancave në gjykatat komunale apo të Apelit dhe atë Supreme, në regjistrimin e dokumentacionit në Noteri apo në dëshmitë e tapive kadastrale, në polici dhe sigurimin shtetëror sepse sllavishtja është gjuha e shtetit dhe pushtetit.

 

Ndaj, partiçkat tona duhet t’ia shpjegojnë këto fakte militantëve të tyre të verbër nga dashuria për mëmën parti se, ne si përfaqësuese tuaja kaq mund të bëjmë përballë presionit ë shtetit dhe pushtetit për gjuhën shqipe se kaq na lejohet!

Kështu, p.sh; në përcaktimin e drejtorive të policisë kuomuna me shumicë sllave caktohet si drejtori e policisë rajonale, ku përfshijnë shumicën e vendbanimeve me shumicë shqiptare.
Me këtë frymë qëllimisht është përcaktuar Ohri, si drejtori rajonale e policisë për të shmangur Strugën si komunë me shumicë shqiptare, një arsye më shumë për mos ta përdorur gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare.

Ky është parashikimi i konstitucionalistëve sllavë mbi përdorimin e gjuhës së pakicave në ‘drzhavën Severna’ pas ndryshimeve kushtetuese që pritet se do të bëhen së shpejti.

Çfarë gjëme duhet të ndodhë që shqiptarët të zgjohen nga gjumi i gjatë i tetë dekadave nga trajtimi shoven dhe shtypja kombëtare ndaj shqiptarëve si përdhosja e identitetit gjuhësor me emërtimin denigrues si 20%?!

Injoranca jonë pa dinjitet dhe militantët e verbër të partiçkave politike, nuk ‘lëvizin nga vendi’ edhe kur poshtërohen e përbuzen, kur shtypen dhe denigrohen në baza etnike, ajo gjykon ndryshe dhe e pranon këtë aparthejd ‘modern të drzhavës’ me arsyetimin banal se ‘ai që të do të rreh’!

Prononcimet joserioze të liderëve shqiptarë edhe këtë radhë janë sa për t’i bërë qejfin militantëve të tyre, pasi ata i kanë dhënë besën kampit tjetër se sido që të ndodhë ata do të jenë në një zë me qëndrimin e qeverisë Dhimo dhe të kryekomitit Micko, ku statusi dhe gjuha shqipe nuk do të jenë të barabartë me sllavët, por një status i privilegjuar i pakicës shqiptare në krahasim me pakicat e tjera.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!