Nga mesnata shtrenjtohet nafta dhe benzina në M...

Nga mesnata shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2023, 12:02

Edhe pse në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë me afro katër për qind javën e kaluar në Maqedoni do të ketë shtrejtim të derivateve të naftës.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,92% në raport me vendimin e datës 13.2.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,733 %, te nafta për 0,860 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,010 % dhe te mazuti ulja është 0,630 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,712%.

 

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 42,262 den/kg.

Nga data 21.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,262 (denarë/kilogram)

 

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
guardiola
Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions
xhaka-shaqiri
Xhaka e Shaqiri në Serbi, presidenti i Federatës zvicerane flet për sfidën
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA