Rrobaqepësi nga Tetova, me markën e tij Tailor ...

Rrobaqepësi nga Tetova, me markën e tij Tailor Beadini, në Cyrih

Autori

Autori

Portali Tetova

February 13, 2023, 10:02

Profesioni i rrobaqepësit konsiderohet një profesion fisnik dhe gëzon reputacion të madh në gjithë botën. Ky profesion është i përbërë nga detajet të shumta, si i tillë konsiderohet një fushë pune tejet krijuese.

Të dish të dizajnosh dhe krijosh veshje është art në vete. Mjeshtrinë e krijimit të veshjeve, Hamza Beadini e kishte filluar që i ri, ai këtë mjeshtri e kishte pasion, dashuri të cilën e bëri profesion të jetës së tij. Hamza Beadini, që i ri i ishte përkushtuar profesionit të rrobaqepësit, këtij profesioni fisnik.

Tekstili dhe krijimet me gërshërë, ai i donte shumë, punë të cilën ju përkushtua me gjithë zell, duke ndjekur kështu edhe shkollën teknike të tekstilit në vendlindjen e tij në Tetovë. Që nga ajo kohë ai i qëndroi besnik kësaj pune, duke punuar në këtë zanat për vite në vendin prej nga vinte.

 

Siç tregon për albinfo.ch, z.Beadini, që nga viti 1985 ushtron këtë zanat së bashku me vëllain e tij në vendin e tij të lindjes, në Tetovë. “Kam punuar në këtë profesion që nga viti 1985, së bashku me vëllau tim, kemi krijuar biznesin tonë familjar, duke qenë rrobaqepës të suksesshëm dhe shumë të kërkuar”, tregon ai.

 

Ishte viti 1995 kur rrobaqepësi Beadini, që sot ka mbi 27 vite përvojë në këtë profesion, vendosi të lë vendin e tij për të filluar një jetë të re në Zvicër. Ai me vete mori gjithë përvojën edhe përkushtimin në punë, gjë që për të cilën nuk pati vështirësi për të filluar këtë punë në një shoqëri të re, siç ishte Zvicra.

Ai për 13 vite punoi si rrobaqepës në njërën nga qendrat tregtare më të mëdha dhe më të njohura në Cyrih. Me qëllim që dëshirat e klientëve të përshtaten sa më mirë, si në prerje, qepje, zgjerime, puna e rrobaqepësit nga Cyrihu ishte shumë profesionale, duke bërë që klientët të ishin tejet të kënaqur.

“Për mua nuk ka pasur vështirësi të përshtatem në kulturën zvicerane, kjo falë përvojës së gjatë dhe punës profesionale si dhe kualitetit që unë ofroj, puna ime ka qenë e kërkuar nga klientë të shumët për vite” përcjell albinfo.ch

Pas disa vitesh pune, ishte koha që zanatliu nga Tetova të fillonte të mendonte që ëndrrën e tij ta bënte realitet. Ëndrra e tij ishte që ai një ditë të kishte markën e tij personale. Për këtë kishte kërkesa edhe nga klientët e shumtë që të kishte atelenë e tij të kostumeve. „Ishin kërkesat e klientëve që unë të kisha atelienë time të kostumeve. Ishin klientët që më mbajtën e dhe më rriten. Kualiteti dhe puna ime me shumë kompani të mëdha dhe serioze në Zvicër bëri që unë të vendos të hapja sallonin tim të rrobaqepësisë“, shprehet për albinfo.ch Hamza Beadini.

 

Ishte viti 2012 kur rrobaqepësi nga Cyrihu vendosi që përvojën e tij shumëvjeçare ta kthente në markën e tij personale, duke hapur biznesin e tij të pavarur “Beadini Schneiderei , e vendosur në qendër të komunës Opfikon të Cyrihut, ku ai për klientët do të sillte çdo modalitet nën një çati.

Tani janë bërë 10 vite që kur ai ka hapur atelienë e tij në Cyrih, në një zonë shumë afër Aeroportit të Cyrihut. Përveç qepjes së kostumeve për meshkuj, “Beadini Schneiderei” ofron edhe shumë shërbime të tjera si qepje të perdeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me tekstilin.

Beadini Schneiderei, me brendin e tij “Tailor Beadini”, shoqëron klientët nga fillimi deri në fund. Produktet e “Beadini Schneiderei”, janë jo vetëm unike por edhe të përballueshme për tregun zviceran. Nga pëlhura me cilësi të lartë deri te dizajni individual i kostumit tuaj.

Kompetenca kryesore e “Beadini Schneiderei” është të përcaktojë përshtatjen në trup. “Unë e dua modën dhe dua që të gjithë ta duan modën gjithashtu. Është e rëndësishme për mua që ju të dini se veshja juaj është gjithmonë në duar të rrobaqepësit profesionist” shprehet z.Beadini, përcjell albinfo.ch

 

Në atelienë “Beadini Schneiderei” , bien në sy kostume meshkujsh me shumë stil, të gjitha të dizajnuara dhe qepura nga rrobaqepësi Hamza Beadini. “Beadini Schneiderei”, ofron mbi njëmijë lloje të stofrave me cilësi evropiane. Asortimenti i brendit “Tailor Beadini” janë veshjet për burra të markës personale me materialet të cilësisë së lartë. “Beadini Schneiderei” është i fokusuar tek klientët që i kushtojnë vëmendje imazhit të tyre. Produktet e markës “Tailor Beadini”, falë një prerjeje profesionale, nuk kufizojnë lëvizjen dhe do të sjellin kënaqësi të vërtetë për njohësit më kërkues. Të gjitha palltot, këpucët, kostumet, xhaketat, jelekët, kravata, këmishat përshtaten në mënyrë perfekte në çdo figurë.

Tekstilet dhe rrobat e veçanta kanë nevojë për kujdes të veçantë. “Beadini Schneiderei” është pika më e sigurt për pastrim kimik të të gjitha llojeve, duke përfshirë pastrimin kimik, por edhe larje dhe hekurosje e kostumeve, këmishave, pantallonave, jelekëve edhe rrobave të cilat kanë nevojë për kujdes profesional.

Në atelienë “Beadini Schneiderei” , bien në sy kostume meshkujsh me shumë stil, të gjitha të dizajnuara dhe të qepura nga rrobaqepësi Hamza Beadini. “Beadini Schneidere”, ofron mbi njëmijë lloje të stofrave me cilësi evropiane. Në asortimentin e brendit “Tailor Beadini” bëjnë pjesë veshjet për burra, të markës personale, me materiale të cilësisë së lartë. “Beadini Schneiderei” është i fokusuar tek klientët që i kushtojnë vëmendje imazhit të tyre. Produktet e markës “Tailor Beadini”, falë një prerjeje profesionale, nuk kufizojnë lëvizjen dhe sjellin kënaqësi të vërtetë për njohësit më kërkues. Të gjitha palltot, këpucët, kostumet, xhaketat, jelekët, kravata, kamishat përshtaten në mënyrë perfekte në çdo figurë.

 

Tekstilet dhe rrobat e veçanta kanë nevojë për kujdes të veçantë. “Beadini Schneiderei” është pika më e sigurt për pastrim kimik të të gjitha llojeve, duke përfshirë pastrimin kimik, por edhe larjen dhe hekurosjen e kostumeve, këmishave, pantallonave, jelekëve edhe rrobave të cilat kanë nevojë për kujdesie profesionale.

Autor i fotografive: Armend Berisha

 

/Shkrim i sponzorizuar/ – AlbInfo.ch

 

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA