Salltirovski nga EVN: Me mbështetjen e institucioneve do të reduktojmë vjedhjet e energjisë elektrike

September 11, 2023, 03:09

Deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti, të gjithë orëmatësit e qasshëm do të përshtaten në tarifën e lirë ditore. Ekipet tona në terren punojnë me intenzitet të vrullshëm. Që ta sigurojmë këtë shërbim, por edhe njëkohësisht t’i zvogëlojmë humbjet, gjatë 15 viteve të fundit vazhdimisht punojmë në realizimin e projekteve për modernizim dhe rikonstruim të rrjetit në të gjithë territorin e Maqedonisë, në mes të cilave edhe në Sllupçan. Ndonëse kishte disa keqkuptime, pas bisedimeve konstruktive me banorët, aktivitetet në terren filluan dhe do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Rikonstruimi dhe modernizimi i rrjetit është i rëndësishëm nga më shumë aspekte, e veçanërisht në kontekst të sigurimit të parakushteve teknike për vendosjen e tarifës së lirë tek çdo orëmatës. Për atë se si  po zhvillohen aktivitetet në terren, bisedojmë me drejtorin e EVN Elektrodistribuimi, Sasho Salltirovski, i cili thekson se të gjithë konsumatorët janë të barabartë para ligjit, se energjia elektrike e konsumuar duhet të matet saktë dhe detyrimet për pagesë duhet të kryhen në kohë.

Pas disa muajsh do të duhet të fillojë tarifa e lirë të cilën qytetarët po e presin me interesim të madh, veçanërisht në kohë inflacioni. A do të kenë të gjithë qytetarët tarifë të lirë?

Ashtu siç e dini, Elektrodistribuimi vazhdimisht punon në modernizimin dhe rikonstruimin e rrjetit, ndërsa qëllimi i investimeve të tilla është përmirësimi i shërbimeve dhe funksionaliteti më i madh i sistemit. Në mes tjerash, pjesë e këtyre projekteve është ndërrimi i orëmatësve, përkatësisht vendosja e smart-orëmatësve në vende të disponueshme, të cilat në vazhdimësi dhe në kohë reale do të jenë të qasshme për qytetarët, por edhe për ekipet e Elektrodistribuimit. Deri më tani kemi instaluar rreth 200.000 smart-orëmatës. Tek të gjithë këta konsumatorë, tarifa e lirë do të implementohet më datë 01.12.2023 saktë në ora 00:00. Orëmatësit tjerë do të përshtaten gjatë leximit të rregullt që do të bëhet gjatë muajit dhjetor. Që çdo konsumator të ketë tarifë të lirë, është e rëndësishme që orëmatësi të jetë i qasshëm, e jo i mbyllur në shtëpi të konsumatorit apo në ndonjë vend tjetër jo të disponueshëm. Prandaj dua të theksoj që investimet tona gjatë periudhës së kaluar janë në interes të konsumatorëve. Jemi dëshmitarë se ekipet tona gjatë realizimit të këtyre projekteve në rajone të caktuara hasën në rezistencë, por arritëm që konsumatorëve të ua shpjegojmë se kjo është në interesin e tyre. Kështu për shembull, në Haraçinë tashmë të gjithë orëmatësit janë të qasshëm dhe konsumatorët e këtij fshati në kohë do ta kenë të përshtatur tarifën e lirë ditore. Komuna e Likovës do të jetë komuna e parë në shtet e cila i ka të gjithë orëmatësit smart. Humbjet janë veçmë në nivel të humbjeve teknike, përkatësisht rreth 10%.

Vetëm para disa muajsh hasët në rezistencë të made në Sllupçan. Çfarë u morët vesh atje? 

Me banorët e Sllupçanit mbajtëm disa takime të përbashkëta ku kemi hapur të gjitha çështjet. Prezantuam projektin për modernizimin dhe rikonstruimin e rrjetit dhe shpjeguam se cilat aktivitete janë nën kompetencën tonë. Projekti për modernizimin e rrjetit i cili është duke u realizuar, ashtu siç kishim parashikuar, do të zbatohet plotësisht. Njëkohësisht, theksuam se pikat kritike në fshat, ku përsëriten defektet, do të kenë përparësi gjatë realizimit të projektit për modernizimin e rrjetit të distribuimit, me çka do të rritet cilësia e shërbimit dhe do të reduktohen defektet. Pas shqyrtimit të detajuar të të gjitha çështjeve të hapura, të pranishmit ranë dakord që matja dhe faturimi i energjisë elektrike do të bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për konsumatorët. Gjithashtu, do të zbatohet projekt për instalimin e orëmatësve inteligjentë, që është trend në të gjithë Bashkimin Evropian dhe të njejtit do të vendosen në vende të disponueshme. Në këtë mënyrë banorët do të kenë pasqyrim shtesë në faturat e energjisë elektrike në baza mujore.

A do t’u  shlyhen borxhet?

Borxhi ekzistues do të rregullohet në mënyrë ligjore të cilën EVN ua ofron të gjithë konsumatorëve të saj që kanë borxh të papaguar. Kompania jonë mundëson pagesën e borxhit me këste, me çka konsumatorët arrijnë të pastrojnë borxhet e vjetra dhe faturat aktuale në të njëjtën kohë. Banorëve që kanë nevojë të lidhin kontratë për pagesën e borxhit me këste, do të ju mundësohet nga EVN që ta bëjnë këtë, por si kusht faturat e reja duhet të paguhen rregullisht.

A do të pranohet kërkesa e banorëve të Sllupçanit që fatura më e lartë pavarësisht konsumit të jetë 3000 denarë?

EVN nuk e përcakton çmimin e energjisë elektrike. Çmimet e konsumit të energjisë elektrike, të cilat janë të përcaktuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe të cilat vlejnë për të gjithë qytetarët pa përjashtim, do të vazhdojnë të vlejnë njejtë për të gjithë.

A është e vërtetë se do të paguajnë nga 6000 denarë për lidhje të re në rrjet?

Edhe kjo kosto është e rregulluar dhe e përcaktuar rreptësisht nga organ i pavarur, pra çmimi nuk përcaktohet nga EVN. Çmimi për lidhje të re standarde është 22,745 denarë dhe vlen për të gjithë konsumatorët në vend, pa përjashtim.


Si është bashkëpunimi me institucionet në terren?
Kur ndodhi defekti në Sllupçan, për fat të keq pa energji elektrike mbetën edhe konsumatorët dhe fshatrat fqinje që paguajnë rregullisht. Përveç amvisërive, ai rajon ka edhe një numër të madh të konsumatorëve industrial. Siç pritej, të gjithë u angazhuan për tejkalimin e shpejtë të situatës, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme, me çka u përfshinë një numër i madh i institucioneve, përfaqësuesve politikë, sektori joqeveritar etj. Në gjetjen e zgjidhjesu përfshinë edhe qeveria, autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e partive politike. Ne menjëherë kontaktuam me institucionet përkatëse, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Minstrinë e Ekonomisë, komunën e Likovës, me të cilët gjithmonë jemi në komunikim të drejtpërdrejtë dhe që gjithmonë angazhohen që të gjendet zgjidhje dhe të mundësohet punë e pandërprerë në përputhje me ligjin. EVN gjithmonë përpiqet që të mundësojë furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike. Nuk ka ndodhur kurrë që ne të injorojmë apo të lëmë të pariparuar qëllimisht ndonjëdefekt. Përkundrazi, të gjitha resurset dhe masat në dispozicion përdoren menjëherë dhe në këtë drejtim edhe do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me institucionet.

Sa janë humbjet në fshat? Sa është pagesa?


Situata nuk ishte e volitshme dhe prandaj përmes bashkëpunimit intensiv me të gjitha institucionet kompetente punojmë në zgjidhjen e situatave në terren. Humbjet para implementimit të projektit ishin 80% ndërsa pagesa 20%.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_6057
Dhëndrri i Kosovës i shënon Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat
xhaka-1-2048x1365
Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Evropë
IMG_8302
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
IMG_8301
Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur 62 milionë euro nga pagesat rrugore
gegege
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por jo në Qeveri
IMG_8284
Kasami: Ali Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj
AKSIDENT-696x465
Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore
arben-taravari-2
Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!

DIASPORA