Lajme

Sfidë për të rinjtë: Krijo video për arsim dhe fito 15.000 denarë

Autori

Autori

Portali Tetova

April 3, 2023, 12:04

Fondacioni Metamorfozis shpall një #CTRLZSfidë për të rinjtë: Arsimi në fokus, ngrije zërin për problemet në arsim – konkurs për videon më të mirë me temë “arsimi”. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga mosha 14 deri në 29 vjet.

Pjesëmarrësit në konkurs duhet të krijojnë një video të shkurtër me temën “arsimi” në të cilën ata do të paraqesin një problem të caktuar nga arsimi fillor, i mesëm apo i lartë.

Si ndikojnë lajmërimet për bomba nëpër shkolla në procesin mësimor? A mund të ketë mësimi online të njëjtën cilësi si ai në një klasë apo amfiteatër? Sa inkluziv është në të vërtetë arsimi? A jeni të kënaqur me mësimin praktik në universitete? A kemi tepër universitete publike dhe private?

Sa të përgatitur janë maturantët dhe studentët për në tregun e punës? Arsimimi profesional dual, bursat – motiv shtesë për zgjedhjen e profesionit, teknologjia dhe inteligjenca artificiale si mjete për përmirësimin e cilësisë së arsimit, korrupsioni, diskriminimi…

Këto janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat mund të fokusohen pjesëmarrësit në video-konkurs. Për më shumë ide autorët mund të vizitojnë kategorinë “arsimi”, ku janë radhitur të gjithë artikujt me temën të cilën Agjencia e Lajmeve “Meta.mk” e ndjek në mënyrë aktive.

 

Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se katër minuta, ndërsa gjuha e videos (nëse flitet ose shkruhet diçka) mund të jetë maqedonisht, shqip ose anglisht. Do të pranohen edhe përmbajtje të cilat jo domosdoshmërisht duhet të përmbajnë fjalim apo tekst, pra në të cilat mesazhi përcillet përmes asaj që shfaqet në video.

Videoja mund të regjistrohet me çfarë do kamere, celulari ose pajisjeje tjetër.

Në rastin e përdorimit të materialeve pa të drejtë autori, është e detyrueshme që ato të kenë një licencë të hapur, pra të jenë për përdorim pa pagesë. Në materialet që do të dorëzohen ndalohet përdorimi i materialeve me të drejtë autori ose plagjiatura.

Çdo autor mund të marrë pjesë me vetëm një video. Videot dërgohen në adresën [email protected] me shënimin VIDEO KONKURSI. Për shkak të kufizimeve, videot më të mëdha mund të dërgohen nëpërmjet një prej platformave të mëdha të shkëmbimit të të dhënave (siç është “WeTransfer”). Në mesazh duhet të shënohen të dhënat e autorit – emri, mbiemri, datëlindja, numri i telefonit, si dhe linqet për profilin e tij/saj në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

Videot do të vlerësohen nga një komision i përbërë nga gazetarë dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Shkup. Më së shumti do të vlerësohet ideja, kreativiteti gjatë punimit dhe fuqia e mesazhit të përmbajtjeve të dorëzuara.

Videot fituese do të publikohen në kanalet e Fondacionit Metamorfozis.

Për fituesit e Konkursit janë siguruar këto çmime:

Vendi i parë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 15.000 denarë;
Vendi i dytë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 6.000 denarë;
Vendi i tretë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 3.000 denarë.

Video konkursi është i hapur deri më 14 prill.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA