Diaspora

Si po i kosit Gjermania punëtorët e Ballkanit!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 14, 2023, 09:03

Mënyra se si Gjermania po rekruton punëtore e punëtorë në Ballkan i dëmton vendet e rajonit, të cilat investojnë shumë, sidomos në kualifikimin e mjekeve, infermierëve dhe inxhinierëve dhe si kundërshpërblim nuk marrin pothuaj asgjë, shkruan koha.net.

Në shtator të vitit të kaluar sipas të dhënave zyrtare, në Gjermani kanë qenë 873 mijë vende të lira të punës. Gati një milion! Mungesa e punëtorëve i kushton Gjermanisë për çdo vit 86 miliardë euro. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Boston Consulting. Deri në vitin 2035, numri i njerëzve në moshë të aftë për punë do të bjerë për 3 milionë, deri më 2050 për 9 milionë – edhe nëse çdo vit në Gjermani vijnë mes 300 mijë deri 400 mijë të huaj.

Edhe më dramatike e paraqet situatën një anketë e Odës së Industrisë dhe Tregtisë të Gjermanisë, e prezantuar në fillim të janarit në Berlin: nga gati 22 mijë ndërmarrje më shumë se gjysma (53 për qind) kanë njoftuar se më 2022 nuk kanë arritur t’i plotësojnë vendet e punës në aspekt afatgjatë. Një drejtues i Odës së Industrisë dhe Tregtisë tha se në Gjermani mund të mbesin të zbrazëta deri në dy milionë vende të punës, rrjedhimisht vendi mund të humb gati 100 miliardë euro në vit.

Për të plotësuar nevojat e tregut gjerman të punës, qeveria qendrore në Berlin që nga viti 2016, e ka lehtësuar rekrutimin e punëtorëve në Ballkan. Përmes së ashtuquajturës “Westbalkanregelung” (direktiva për Ballkanin Perëndimor) shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë qasje në tregun gjerman të punës. Direktiva ishte paraparë të vlejë për vitet 2016-2020, por për shkak të kërkesave të mëdha, ajo është vazhduar deri më 31 dhjetor 2023. Sipas të gjitha gjasave kjo direktivë do të vazhdojë të aplikohet edhe në vitet e ardhshme.

 

Para një muaji qëndroi për vizitë në Shqipëri kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder. Ai erdhi për të kositur punëtorë. Parashihet që në Tiranë të hapet një zyrë e re, e cila ndihmon në rekrutimin e punëtorëve dhe vendosjen e kontakteve me firmat në Bavari.

Deri në vitin 2035 vetëm në Bavari do të mungojnë gati 1,3 milion punëtorë. Që tani mungojnë infermiere të kualifikuara, zejtarë, specialistë të IT-së, muratorë, kuzhinierë, shoferë. Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë qe disa muaj paralajmëron një “katastrofë humanitare”. Kjo është terminologji pothuaj luftarake.

Në verën e vitit 2019 në Prishtinë qëndroi ministri i atëhershëm i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn. Ai tha se vendi i tij mirëpret çdo infermiere apo infermier nga Kosova që është i zellshëm.

Rekrutimin e punëtorëve në Ballkan pala gjermane po përpiqet ta prezantojë pothuaj si aksion humanitar. Por kjo nuk është e vërtetë. Mënyra se si Gjermania po rekruton punëtorë në Ballkan i dëmton vendet e rajonit, të cilat investojnë shumë sidomos në kualifikimin e mjekeve, infermierëve dhe inxhinierëve dhe si kundërshpërblim nuk marrin pothuaj asgjë.

Në vendet e varfra të Ballkanit kualifikimi i një mjeku, për shembull, i kushton shumë buxhetit. Gjermania vetëm i hap portat dhe i merr profesionistët e gatshëm. Qeveritë e vendeve të Ballkanit do të duhej të zhvillonin një strategji të përbashkët që Gjermania të paguajë diçka për çdo punëtor të rekrutuar.

 

Nuk është e thënë që patjetër kjo pagesë të jetë në formë të parave të gatshme. Qeveria gjermane mund të investojë, ta zëmë, në hapjen e një universiteti teknik në Prishtinë apo në Prizren. Mund të hapë shkolla profesionale. Mund të investojë në modernizimin e klinikave në Kosovë në shkëmbim të rekrutimit të mjekëve.

Qasja e tanishme e Gjermanisë ndaj Ballkanit është e ngjashme me pasanikun që hyn në vetëshërbim, merr një shportë, zgjedh prodhimet që i pëlqejnë dhe largohet nga aty pa e futur dorën në kuletë.

Natyrisht vendimi për të braktisur vendin është çështje individuale e secilit. Është një trend jo vetëm në Ballkan. Në 15 vjetët e fundit, qindra-mijëra italianë dhe spanjollë kanë emigruar në veri të Evropës, në vendet e pasura si Gjermania. Por kjo nuk e zhvesh Gjermaninë nga përgjegjësia.

Ndërsa vendet anëtare të BE-së si Spanja, Italia apo Kroacia marrin miliarda euro nga Fondi i Rindërtimit për zbutjen e pasojave të pandemisë, vendet e Ballkanit duhet të mjaftohen me disa kothere buke.

 

Në vegshin e Fondit të Rindërtimit dhe të fondeve të tjera speciale të BE-së janë 750 miliardë euro. Prej tyre 312,5 miliardë janë ndihma të cilat shtetet anëtare të BE-së nuk duhet t’i kthejnë. Vetëm Kroacia përfiton 22 miliardë euro. Pra, rreth 10 buxhete të Kosovës. Italia ndërkaq pritet të përfitojë mbi 190 miliardë euro. Këto shifra tregojnë qartë se sa cinike është politika e BE-së ndaj Ballkanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit

Më shumë nga kategoria

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_7077
Me sharrë motorike kishte kërcënuar gruan e tij, ngritet kallëzim penal ndaj 63-vjeçarit nga Gostivari
IMG_7074
IMG_7071
Publikohen Çmimet e Biletave të Skijimit për Sezonin 2024/25 në Ski Center "Kodra e Diellit"
IMG_7066
MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor
IMG_7065
Vendimi i kushtetueses, Siljanovska: Nuk e kuptoj qasjen e gjykatësve shqiptar
IMG_7060
“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin