Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton se nuk ka asnjë ndalesë në sistemin e pagave dhe ai po funksionon pa probleme.
“Për të shmangur turmat dhe për të mundësuar që pagat e dhjetorit të procedohen dhe paguhen në ditët e fundit të muajit, dje dhe sot punëtorët e DAP Shkup punojnë deri në orën 19:00 dhe marrin kalkulimet e MPIN-it, që u mundëson të gjithë punëdhënësve që kanë ka përgatitur përllogaritjet, për t’i dorëzuar dhe paguar pagat për punonjësit”, tha DAP.
Nga aty shtojnë se nga gjithsej 64.900 llogaritje të pritshme MPIN deri më tani janë pranuar 39.090 dhe sipas statistikave, që nga fillimi i kësaj jave të punës, sistemi ka përpunuar mesatarisht mbi 5.500 llogaritje MPIN në bazë ditore.
“Ka periudha kur për shkak të dorëzimit disa herë të të njëjtëve formularë, krijohet një ndalesë e vogël në përpunimin e llogaritjeve MPIN, por sistemi funksionon pa probleme, nuk ndalet dhe përpunon llogaritjet ashtu siç dërgohen në e-mail пошта[email protected]”, shtoi DAP.