Sot radhën e kanë gratë. Dy grupet brenda BDI-s...

Sot radhën e kanë gratë. Dy grupet brenda BDI-së takim me Forumet e grave

Autori

Autori

Portali Tetova

January 26, 2023, 12:01

Sot kreu BDI-së, Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë.

“Ju njoftojmë se sot (e enjte, 26.01.2023) me fillim në ora 17:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme, Izet Mexhiti nga grupi i pakënaqur brenda partisë njoftoi se me fillim nga ora 18:30 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të ketë do të ketë mbledhje të Forumit të Gruas në BDI.

“Shumë të nderuara nëna dhe motra, Siç e dini, veçmë janë duke u organizuar takime, në të cilat me qëllimin tonë më të mirë marrim pjesë për të shpalosur qëndrimet tona, që paraqet absolutisht një vlerë europjane, por ç’është edhe më me rëndësi, në këto takime dëgjojmë zërin tuaj, fjalën tuaj, hallin tuaj.

Nesër (sot), e enjte, 26 janar është dita e juaj. Ju ftoj që të mblidheni bashkë gratë, e të kuvendoni dhe të shprehni lirshëm qëndrimet tuaja aq të rëndësishme dhe të respektuara, siç dini ju më së miri! Ju jeni shtylla e shoqërisë andaj patjetër duhet të dëgjohet edhe zëri juaj! Mos të harrojmë, pa gra në vendimmarje, nuk ka Europë!”, ka shkruar Mexhiti.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA