Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime në kokë.
Të dyshuar për sulmin janë tre persona dhe sulmi dyshohet të ketë ndodhur për pas postimeve të gazetarit, Valon Syla lidhur me hoxhën nga Prizreni i cili mori dhuratë një veturë nga xhemati i xhamisë ku shërben, kanë treguar dëshmitarët në kushte anonimiteti.
Ai, nga QKUK shihet se ka pësuar lëndime në kokë.
“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh edhe kanë ikë”, dëgjohet duke thënë Syla për TV Dukagjinin, tek sa shihet se gazetarin e largojnë policia nga QKUK.
Video për të cilën dyshohet të jetë shkak i sulmit ka të bëjë me satirën e Valonit ndaj hoxhës Mazllam Mazllami, pasi ky i funidt kishte marrë si dhuratë një Mercedes.
Syla kishte publikuar një këngë të cilët ja ka dedikuar hoxhës.
Syla ka zgjedhur këngën e Gazmend Ramës – O me merceds – dhe në mbi shkrim ka shkruar “një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin”.
“Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë. A je benz a je dizell?” – ka shkruar Syla.