Lajme

Whatsapp ju përgjon teksa flini/ Ekspertët këshillojnë si ta shmangni

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2023, 12:05

“Whatsapp përgjon përdoruesit teksa ata flenë”. Është kjo deklarata e Foad Dabiri, një ekspert i rrjeteve sociale dhe aktualisht inxhinieri në Twitter.
Fundjavën që kaloi ai publikoi një pamje të përdorimit të mikrofonit të telefonit të tij.
Ai tregon se WhatsApp përdor miktiofonin e telefonit në periudha deri në 26 minuta, ndërkohë që vetë aplikacioni nuk ka qenë në përdorim.

“WhatsApp ka përdorur mikrofonin e telefonit teksa unë isha në gjumë deri në të mëngjesit. Dhe kjo është vetëm një pjesë e afatit kohor! Çfarë po ndodh?”, – shkroi ai në Twitter.
Më pas ishte vetë shefi i Twitter, miliarderi i çuditshëm, Elon Musk që e ripostoi foton duke shkruar: “WhatsApp nuk mund të besohet”. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek përdoruesit e WhatsApp edhe pse është e kuptueshme se mund të jetë pjesë e luftës mes kompanive Twitter dhe Meta.

WhatsApp është në pronësi të Meta dhe konsiderohet si një nga më popullorët në botë, i përdorur nga 2 miliardë njerëz. Menjëherë reagoi Yann LeCun, shkencëtari kryesor i inteligjencës artificiale në Meta, që hodhi poshte shqetësimet se WhatsApp spiunon përdoruesit e tij.

“Shoku, është një gabim i Android” – u përgjigj ai. Më pas WhatsApp dhe Google konfirmuan se është një defekt kibernetik që prek pajisjet Android. “Ne besojmë se ky është një gabim në telefonat Android që keq-atribuon informacionin në Panelin e Privatësisë. I kemi kërkuar Google që të hetojë dhe ta korrigjojë,” – shkroi WhatsApp në një deklaratë në Twitter.

“Përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi cilësimet e mikrofonit të tyre. Pasi merr leje, WhatsApp përdor mikrofonin vetëm kur një përdorues bën një telefonatë ose regjistron një mesazh zanor ose video. Madje edhe atëherë, këto komunikime mbrohen nga kriptimi nga skaji në fund, kështu që WhatsApp nuk mund t’i dëgjojë ato” – thuhet në deklaratë

Ndërsa një zëdhënës i Google tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje dhe po punojmë ngushtë me WhatsApp për ta hetuar.”

Si mund të kontrolloj nëse WhatsApp ka hyrë në mikrofonin tim?

WhatsApp ka të ngjarë të ketë akses në mikrofonin tuaj nëse e përdorni aplikacionin për të bërë telefonata, mesazhe zanore ose për të regjistruar video. Ju mund ta bllokoni këtë akses nëse shqetësoheni për privatësinë tuaj, por duhet të kihet parasysh se nuk do të jeni në gjendje të regjistroni asnjë tingull në WhatsApp nëse e bëni këtë.

Thjesht ndiqni këto hapa:

Në telefonin tuaj Android, hapni aplikacionin “Cilësimet”.

Zgjidhni “Aplikacionet”.

Zgjidhni aplikacionin që dëshironi të ndryshoni. Nëse nuk mund ta gjeni, prekni “Shiko të gjitha aplikacionet”. Pastaj, zgjidhni aplikacionin tuaj.

Zgjidhni “Lejet”.

Nëse keni lejuar ose refuzuar ndonjë leje për aplikacionin, do t’i gjeni këtu.

Për të ndryshuar një cilësim leje, klikoni mbi të, më pas zgjidhni “Lejo” ose “Mos lejo”.

Për lejet e mikrofonit, mund të zgjidhni:

Lejo vetëm gjatë përdorimit të aplikacionit: Aplikacioni mund ta përdorë lejen vetëm kur ju jeni duke përdorur atë aplikacion.

Pyet çdo herë: Sa herë që hap aplikacionin, ai do të kërkojë të përdorë lejen. Mund ta përdorë lejen derisa të mbaroni me aplikacionin.

Mos lejo: Aplikacioni nuk mund ta përdorë cilësimin, edhe kur jeni duke përdorur aplikacionin.
Nuk ka pasur raporte për këtë ndikim në pajisjet Apple. ©LAPSI.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve