Në seancën e caktuar për rastin e spitalit privat “Zhan Mitrev”, i akuzuari kryesor, pronari i spitalit Zhan Mitrev u prit me protesta nga familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre pas trajtimit me metodën e hemofiltrimit, e cila pas një hulumtimi gazetaresk rezultoi si metodë e pa miratuar nga OBSh.
“I afërmi jonë nuk vdiq nga Kovid, por nga lëshimet e Zhan Mitrev”,
“Hemofiltrimi i mbyti të afërmit tonë, kërkojmë përgjegjësi”,
“Profiter në kurriz të të infektuarve me Kovid-19” ishin disa prej parullave të familjarëve.
Mitrev akuzohet për kryerje të veprës penale “Mashtrim”. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë pacientët për përfitime ligjore.