Lajme

19 vjeçari nga Tetova e përdhunoi në veturën e tij 14 vjeçaren

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 18, 2023, 12:04

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një 19-vjeçari për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në njoftimin e Prokurorisë Publike, thuhet se i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.

“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për krahu drejt në veture të parkuar aty pranë.

Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme.

 

Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë.

Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./koha.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati