Sellca lëshoi kushtrimin – në Odë të burrave jo të gjithë mund të flasin e premtojnë!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2023, 10:01

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Banorët e fshatit Sellcë të Tetovës edhe gjatë viti 2001, dëshmuan se janë për ndryshime pozitive kur preket interesi kombëtarë shqiptarë, prandaj edhe i dhanë rastin, mundësinë (duke e ndihmuar) luftës e cila po zhvillohej mes UCK’së dhe forcave ushtarao-policore maqedonase.

Ashtu siç u mobilizuan atëherë, ata u mobilizuan edhe sot, për t’ia bërë me dije politikanëve të BDI’së, se asgjë s’ka ndryshuar nga përfundimi i luftës deri sot, sidomos në rajonin ku ata jetojnë. Prandaj përherë të fundit iu thanë troç, kthjelluni, se asgjë s’keni bërë deri tani. Shumë herë na keni premtuar, asgjë s’keni realizuar. Prapë do t’ju dënojmë me votë, ashtu sic ju dënuam zgjedhjeve të fundit.

Mesazhi sa alarmues e kushtëzues (në formë ultimatumi), ua ngriu zgërdhirjen krerëve të BDI’së.

Më pastaj sic ndodh zakonisht, filluan ca pordhavec ministrash, sharllatanë dhe injorantë, prapë të premtojnë se do të bëjnë shkollë, e fjalë tjera boshe…

 

Ministrinë e Arsimit e ka drejtuar gjithmonë BDI, ndërkohë që problemet e nxënësve shqiptarë gjithmonë janë shtuar. Sa për ilustrim, problemi i shkollës së Idrizovës, daton që nga koha e Arbër Ademit. U premtua atëherë, po premtohet edhe tani, kurse asnjëherë nuk u zgjidhë.

Tubimi në fjalë i Sellcës, disiplinoi edhe disa përfaqësues shqiptarë të lartë të qeverisë. Thonë sellcasit paraprakisht kishin “kërkuar” që disave prej tyre të mos i jepet fjala, për shkak të reagimit të mundshëm të banorëve. Shkak, sipas tyre, paskan qenë disa deklarata irrituese e të pamatura, për tetovarët kohë më parë.

Pra, Sellca e lëshoi kushtrimin në veshët e Alisë, edhe pse ky i fundit është i “preokupuar me unifikimin e faktorit shqiptarë për rrugëtim drejtë BE’së(!)”. Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të përditshme, rrugë, shkollë…, “Aliu merret me politikë ta madhe”!.

Harron i shkreti se politika e madhe, bëhet me lojtarë të mëdhenj, e jo me ata që jo vetëm populli por edhe anëtarësia e BDI’së nuk ka ndonjë simpati dhe vlerësim. Për ta bërë “Barcën e madhe” nevojitet Messi dhe Ronaldinjo. “Barca” nuk behet me lojtarët e “Bellasicës” dhe “Bashkimit”.

Nga kopallat e muhabetet e odave nuk bëhet politikë, aq më pak mund të realizohen e zgjidhen, problemet gjithnjë e më të shumta të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me dekada nuk po zgjidhet ofendimi kushtetues “popull 20 përqind”, statusi i ushtarëve të UÇK-së, nuk po ndërpriten proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të cilët të pafajshëm po flenë të burgje, kurse ne po merremi me “integrimin në BE”, thua ti se pa “unifikimin e shqiptarëve Maqedonia e Veriut” kurrë nuk integrohet!?!

 

Ma “pro” europianë se shqiptarët e ketushem, nuk ka ne asnje shtet tjeter ne rajon. Pse more shisni mjegull? Nuk po e shihni se “pordhat e juaja” kanë bërë rinia sot po ik nga ju, nga marifeti juaj, bezdija dhe irritimi, që ua shkaktoni brezave të rinjë…

Sellca e lëshoi kushtrimin jo vetëm për Aliun, por, për të gjithë poltikanët dhe partitë shqiptare që vrapojnë për në qeveri, për tu pasurar – Fjala e dhënë në Odën e Burrave duhet të çohet deri në fund. Mos gënjeni, sepse ne dimë të dënojmë më votë!

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8876
Kumanovari Xhulian Shabani fiton çmimin e parë për realizimin e klipit të Luiz Ejllit!
IMG_8874
Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it
IMG_8873
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
IMG_8872
Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero
IMG_8871
Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

DIASPORA