Prej nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime”, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë

Autori

Autori

Portali Tetova

May 4, 2023, 09:05

Prej nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë, njoftoi nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska.

“Për herë të parë do të paguajmë 2.100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, porositë e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet.

Do të insistoj në çdo fillim të këtij viti që të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik, tha Lukarevska në një intervistë për emisionin “Utrinski Peçat”.

Nënkryetarja Lukarevska, duke iu referuar aktivitetit partiak “Krah për krah”, theksoi se përmes takimeve me qytetarët dëgjohet zëri i tyre dhe vlerësohen komentet dhe vërejtjet e tyre, për të përmirësuar punën e partisë.

 

“Me qytetarët flasim hapur për të gjitha problemet dhe nevojat e tyre, dëgjojmë vërejtjet e tyre, kritikat me qëllim të mirë, dëgjojmë atë që kemi realizuar, atë që kemi premtuar por deri më tani nuk kemi realizuar, prandaj jemi me qytetarët të dëgjojnë më shumë e të flasin më pak dhe mendoj se deri më tani ka pasur një reagim të mirë”, tha Lukarevska, duke paralajmëruar se së shpejti LSDM do të ketë një aktivitet të veçantë, tjetër, ku do të prezantohen projektet e realizuara deri më tani, si dhe fillimi i përgatitjes së programit të ri./Koha.mk/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA