Lëvizja BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit, shërimin do e gjejnë së shpejti në OPOZITË

December 14, 2023, 12:12

Me keqardhje duhet të themi, se tashmë jemi shteti i vetëm në Europë e më gjërë, që jemi të kapluar nga epidemia më e rrezikshme për një shtet. Epidemia e korrupsionit, diagnozë kjo që Maqedonisë së Veriut ia konstatuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sistemi i shtetit për momentin ndodhet në vdekje klinike. Në çdo institucion rritet korrupsioni, qytetarët varfërohen, ndërsa funksionarët e pushtetit të BDI-së, LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët po pasurohen.

Edhe më shqetësues është fakti, se kjo pandemi e korrupsionit i ka goditur keq në tru dhe i ka nxjerrë jashtë kontrolle të gjithë funksionarët aktual të pushtetit, të cilët, përveç se vjedhin popullin, vjedhin nga fondet e Bashkimit Europian, paskan vjedhur edhe parate e donuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paratë që partneri më strategjik i shqiptarëve i ka dhënë për reforma në gjyqësor.

E gjithë kjo situatë dhe deklaratat e djeshme të ambasadores Angela Ageler, pastrojnë të gjitha dilemat për pushtetin aktual.

Se kjo Qeverie udhëhequr nga BDI, LSDM dhe ASH, që të mund të vjedhin edhe më shumë, largohen nga SHBA-ja, e cila paguan dhe kontribuon për vendosjen e drejtësisë në vend dhe i afrohen Rusisë, së cilës nuk i pengon krimi që ndodh në vendin tonë, por interesat e biznesmenëve të saj të cilët investojnë në biznese komari dhe kredi të shpejta.

Ilaçi i kësaj sëmundje që ka kapluar këtë pushtet, është vetëm izolimi i të gjithë funksionarëve aktual të pushtetit dhe dërgimi i tyre në opozitë, ku do të mund të rehabilitohen dhe të mbajnë përgjegjësi, si për shpërndarjen ashtu edhe për rritjen e epidemisë së korrupsionit.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA