Afrim Gashi për “Asociacionin e Komunave me Shu...

Afrim Gashi për “Asociacionin e Komunave me Shumicë Shqiptare”: Nuk do të jetë në dëm të askujt, por përfitues do të jenë të gjithë

March 3, 2023, 12:03

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi është pyetur edhe lidhur me propozimin e Sekretarit të Partisë, Zeqirija Ibrahimi lidhur me formimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare”.
Ai ka thënë se ky asociacion nuk do të jetë në dëm të askujt, por përfitues do të jenë të gjithë.

“Përveç kësaj, asociacioni nuk duhet të jetë zëvendësim i Marrëveshjes së Ohrit ose të bëhet nëpërmjet mjeteve jodemokratike. Maqedonia e Veriut është më afër se kurrë me BE-në, prandaj nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me argumente dhe bindje. Kjo është vlerë evropiane”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se decentralizimi tashmë 20 vite qëndron akoma në vend, dhe kemi komuna me popullsi shqiptare si Studeniçani, Likova dhe Haraçina të cilët nuk kanë kurrfarë resurse dhe shanse për zhvillim.

“Prandaj asociacioni i tillë, i cili do të jetë në favor të zhvillimit ekonomik, në aplikimin e përbashkët për projekte dhe ndihmë të ndërsjellë në ngritjen e standardit jetësor, nuk do të jetë në dëm të askujt dhe të gjithë ata që do të jetojnë në komuna të tilla do të përfitojnë. Ne nuk kemi thënë se duhet të formohet asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive ose atribute të tjera separatiste. Nga ana tjetër, më vjen keq që nuk mund të ndihmoj për të kuruar albanofobinë”, është shprehur Gashi në intervistën për Press24.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA