Lajme

Efekti i agjërimit të Ramazanit tek pacientët me gurë në veshka

Autori

Autori

Portali Tetova

March 23, 2023, 10:03

Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është obligim i detyrueshëm për të gjithë muslimanët e rritur që nuk kanë justifikime mjekësore ose fetare.

Agjërimi i Ramazanit përcaktohet si një abstenim i plotë nga ushqimi, pija, ilaçet, aktiviteti seksual dhe pirja e duhanit nga agimi deri në mbrëmje.

Sa i përket dispozitave te fese islame, pacientët kanë leje të mos agjërojnë sipas këshillave mjekësore. Sidoqoftë, shumica e pacientëve muslimanë shprehin dëshirën e tyre për të agjëruar gjatë muajit Ramazan dhe ndihen shumë të mërzitur kur mjekët e tyre i njoftojnë të mos agjërojnë.

Ramazani është muaji i nëntë hënor i kalendarit islam, kështu që kohëzgjatja e tij ndryshon në stinë nga viti në vit.

Nefrologët dhe Urologët çdo vit pyeten nga pacientët e tyre nëse mund të respektojnë agjërimin e Ramazanit. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë përgjigje te prerë për këtë pyetje të përsëritur dhe të gjitha këshillat që u jepen pacientëve kryesisht bazohen në përvoja individuale.

 

Kolika renale e shkaktuar nga gurët në veshka është një problematikë e zakonshme në departamentet e urgjencës dhe përbën rreth 0.6% të vizitave në urgjencë. Studimet kanë treguar që incidenca e sëmundjes së gurëve në veshka ndryshon varësisht nga sezona. Nivelet më të larta të incidencës janë raportuar gjatë muajve të ngrohtë si korriku, gushti dhe shtatori.

Kështu periudha e agjërimit ditor mund të zgjasë disa orë, deri ne 17 orë gjatë verës. Kufizimet e lëngjeve mund të ndikojnë në faktorët biokimikë që lidhen me formimin e gurit. Megjithatë, studimet mbi efektet e agjërimit të Ramazanit në incidencën e dhimbjes së veshkave janë të pakta dhe kanë dhënë rezultate të ndryshme dhe jo përfshirëse.

Përfundimi i pothuajse të gjitha studimeve ishte se agjërimi në Ramazan nuk e ndryshon numrin e vizitave me kolikë renale. Përveç kësaj, megjithëse agjërimi shkakton disa ndryshime në metabolitet urinar, nuk ka prova të mjaftueshme që këto ndryshime rrisin formimin e gurëve urinar.

Si përmbledhje, akoma nuk ka prova në lidhje me atë nëse agjërimi i Ramazanit mund të shkaktojë formimin e gurëve në veshka apo jo.

Përkundër polemikave të tilla, pothuajse të gjitha studimet janë në pajtim që konsumimi i sasive të përshtatshme të ujit nga mbrëmja deri në agim zvogëlon rrezikun e mundshëm të dehidrimit në zhvillimin e gurëve në veshka.

Këshilla
Si përfundim, pacientët nga sëmundjet e veshkave duhet të kenë kujdes që mos te konsumojnë sasi të larta të natriumit, kaliumit dhe fosforit, veçanërisht gjatë Ramazanit.

Natriumi gjendet me bollëk në kripën e kuzhinës, kaliumi në disa perime si domatet, patatet si dhe disa fruta, përfshirë bananet, portokallet, mangot, kajsitë, pjeshkat. Fosfori gjendet në fasule, pije të gazuara, arra dhe produkte të qumështit.

Pacientet me sëmundje te veshkave që nuk këshillohen të agjërojnë janë ata qe kane edhe sëmundje shoqëruese si diabeti dhe hipertensioni i pakontrolluar dhe ata me poliuri që çon në humbje të madhe të ujit.

Nga: Dr. Skender Hoxha – Urolog

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit

Më shumë nga kategoria

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_7077
Me sharrë motorike kishte kërcënuar gruan e tij, ngritet kallëzim penal ndaj 63-vjeçarit nga Gostivari
IMG_7074
IMG_7071
Publikohen Çmimet e Biletave të Skijimit për Sezonin 2024/25 në Ski Center "Kodra e Diellit"
IMG_7066
MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor
IMG_7065
Vendimi i kushtetueses, Siljanovska: Nuk e kuptoj qasjen e gjykatësve shqiptar
IMG_7060
“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin