Numrin më të madh të drejtorive të cilat do ti udhëheq Aleanca për Shqiptarët, do të merren nga Alternativa dhe nga “Grupi i Zjarrit” në BDI. Sipas informatave të siguruara nga Alsat, prej burimeve brenda ASH-së, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Arben Taravari janë marrë veshtë edhe për numrin më të madh të drejtorive qendrore.
Nga Drejtoritë të cilat i ka udhëhequr Alternativa, ASH-së i kalojnë MPSO, Fondi pensional, Spitali i Tetovës dhe Hekurudhat – Infrastrukturë. Ndërsa prej kuadrove të cilat janë të afërta me “Grupin e Zjarrit”, siç mëson Alsat, ASH do të udhëheq me Spitalin Psikiatrik në Bardovcë.
Ndërsa nga BDI do të marrë Teatrin e Tetovës dhe Inspektoratin për Arsim. Nga drejtoritë e udhëhequra nga LSDM, ASH-së do ti takojnë Postat e Maqedonisë dhe Drejtoria për menaxhim me pronën e sekuestruar. Siç mësohet, pazar mes ASH-së dhe Kovaçevskit është edhe Avokati i Shtetit.
Në drejtoritë qendrore, ASH do të ketë edhe tre zëvendësdrejtorë. Dy i merr nga BDI dhe atë, Zëvendësdrejtorin e DAP-it dhe atë të ELEM-it, ndërsa nga Alternativa do ta marrë zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Partia e Taravarit do të drejtoj edhe Qendrën ndërkomunale për punë sociale në qytetin e Shkupit
Alsat mëson se ASH-së do i takojnë edhe dy sekretar shtetëror dhe atë, Ministrinë e Punës dhe politikës sociale, si dhe në ministrinë për Sistem politik.
Për shkak të “luftës” në BDI mes Ahmetistëve dhe “Grupit të Zjarrit”, ASH mori edhe Zëvendësministrin e Mbrojtjes, i cili udhëhiqet nga Bashkim Asani, i cili është i afërt me strukturat e Grupit të Zjarrit në Gostivar.
Sipas marrëveshjes mes Kovaçevskit dhe Taravarit, ASH do të udhëheqë edhe me disa drejtori të tjera, por të cilat për momentin nuk bëhen të ditura nga asnjëra palë.
DREJTORITË
MEPSO – Alternativës
Fondi pensional – Alternativa
Hekurudhat – Infrastrukturë – Alternativës
Spitali i Tetovës – Alternativë
Spitali Psikiatrik – Bardovcë – BDI (Grupi i Zjarrit)
Avokati i Shtetit – /////
Inspektoratin për Arsim – BDI
Teatri i Tetovës – BDI
Postën e Maqedonisë – LSDM
Drejtoria për menaxhim me pronën e sekuestruar – LSDM
ZV/DREJTOR
Zëvendësdrejtor në DAP BDI
Zëvendësdrejtor në ELEM BDI
Zëvendësdrejtor në Agjencinë për rini dhe Sport Alternativa