Avulluesit po paralajmërohen për një lloj të ri të sëmundjes së dëmshme të mushkërive të shkaktuar nga përdorimi i cigareve elektronike, të cilës i referohen si EVALI.
Kjo do të thotë ‘lëndim i mushkërive që lidhet me përdorimin e cigareve elektronike ose produktit të avullimit’, i cili ndryshe po quhet si EVALI, dhe për fat të keq për avujtësit, apo ata që përdorin cigare avulli, ka raste të shumta të regjistruara që edhe po vret njerëz.
Edhe pse avullimi është menduar të jetë një alternativë më e shëndetshme ndaj cigareve dhe kryesisht është, kjo nuk do të thotë se avullimi nuk është ende i rrezikshëm për shëndetin e një personi, veçanërisht nëse dikush e përdor shpesh atë.
Edhe pse është më mirë sesa pirja e duhanit, avullimi nuk është një gjë e shëndetshme dhe nëse konsumohet shumë, mund të shkaktojë dëme serioze në mushkëri.
Cigaret elektronike ndikojnë në mushkëri në një mënyrë të ndryshme nga cigaret e zakonshme, me studime se çfarë i bën avullimi në të vërtetë trupit tonë që tregojnë se mund të çojë në një rritje të inflamacionit pulmonar.
Mushkëritë e përflakura mund të çojnë në vështirësinë e një personi për të marrë frymë dhe studimet tregojnë se avullimi është i dëmshëm për shëndetin e një individi.
Yale Medicine thotë se sëmundja e mushkërive EVALI ka një lidhje me acetatin e vitaminës E, e cila gjendet në disa produkte avulluese THC, dhe kur thithet shkakton dëmtim të mushkërive.
Simptomat e EVALI përfshijnë gulçim, kollë, vuajtje nga dhimbje gjoksi, frymëmarrje të shpejtë dhe të cekët, rritje të rrahjeve të zemrës, ethe dhe të dridhura, diarre, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku.
Nuk është aspak një listë e gëzuar dhe shumë njerëz të diagnostikuar me EVALI kërkojnë trajtim spitalor ku mund të kenë qasje të shpejtë për mbështetje në frymëmarrje dhe të monitorohen nga afër.
Njerëzit kanë vdekur si rezultat i pirjes së cigareve me avull, ndërsa të tjerët kanë mbetur me shëndet seriozisht të dëmtuar, duke përfshirë nevojën për t’u vendosur në aparatura mbështetëse jete për të mbijetuar.Sipas ABC, raportet e autopsisë së njerëzve që kanë vdekur nga EVALI kanë gjetur se mushkëritë e tyre janë ‘të kuqe, pa ajër dhe shumë të rënda, me një peshë më shumë se dyfishi i asaj që pritej’.
Për shkak se sëmundja e mushkërive është relativisht e re, komplikimet shëndetësore afatgjata nga EVALI janë ende të paqarta, me shumë studime mbi efektet e dëmshme që avullimi ka në trup ende që po kryhen. Gjithashtu nuk ka pasur ende kohë të mjaftueshme për të mbledhur të dhëna të duhura nëse mushkëritë e një personi mund ta bëjnë një rikuperim të plotë duke pasur kohë të mjaftueshme.
Mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e cigareve elektronike për disa vite tani, dhe ndërohë që ato mund të jenë më të mira sesa cigaret e zakonshme, kjo është një shifër tepër e ulët për t’u pastruar./LadiblePërgatiti: Nuhi Shala