Kryeministri do të shkarkоjë drejtorin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marjan Spasovskin. Arsyet nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me arratisjen e të dënuarit Bekim Memeti nga bùrgu i Idrizovës. Kovaçevski tha se procedura për ndryshimin e Spasovskit ka filluar.
“Sinqerisht nuk jam i kënaqur me punën e drejtorit për Zbatimin e Sanksioneve dhe kam filluar procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri. Nuk do të jetë nesër në seancë, por do të jetë në njërën nga seancat e ardhshme sepse procesi i përzgjedhjes ka filluar dhe merr kohë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
VMRO-DPMNE-ja sot shpalosi emrat e dy policëve të cilët sipas tyre janë të përfshirë në arratisjen e Bekim Memetit nga bùrgu i Idrizovës. Sipas opozitës maqedonase, arratisjen e ka organizuar siç thonë ata koalicioni i krimit BDI-LSDM.
“A ishte me Sergjan Dimitrievskin rol kryesor në realizimin e ikjes kishte edhe Idriz Asani, polic i bùrgut nga Studeniçani. A janë Dimitrievski dhe Asani organizatorët e kësaj arratisje apo vetëm realizues të saj? A është Idriz Asani anëtar i BDI-së dhe krahu i djathtë i zëvendësdrejtorit të Idrizovës, Femi Jonuzi i cili është njëkohësisht kryetar dege i BDI-së në Studeniçan. A kanë punuar vetëm Dimitrievski dhe Asani ose vendimi për arratisje ka ardhur nga qarqe më të larta?”, u shpreh Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike i dënuari Bekim Memeti është vetë lënduar. Komandanti kujdestar në cilësinë e të dyshuarit të parë ka urdhëruar të niset për kurim duke caktuar edhe policët e bùrgut që duhet ta shoqërojnë dhe duke i dhënë instruksione të qarta se kush ku duhet të qëndron dhe çfarë të bëjë. Polici i bùrgut në cilësinë e të dyshuarit të dytë ka caktuar trajektoren nga ku duhet transportuar për në mjek.
Gjatë lëvizjes ka filluar një zënkë mes të dënuarit dhe policit të bùrgut moment ky kur i dënuari edhe pse me pranga në duar i ka marr armën policit dhe ka shtënë në veturë duke kërkuar të ndalohet vetura e policisë së bùrgut. Më pas ka plagosur shoferin dhe është larguar, ndërsa jashtë e ka pritur një veturë e llojit Audi ngjyrë hiri. Polici tjetër në cilësinë e të dyshuarit të tretë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, ndërsa mësohet se me vete nuk ka pasur as armën të cilën obligohet ta mbajë.
Ndaj tre policëve të bùrgut është caktuar masa e parabùrgimit 8 ditorë, ndërsa për komandantin e rojës së jashtme janë caktuar masa kujdesi. Bekim Memeti akoma ndodhet në arrati ndërsa është i dënuar për dy vepra, për vrásje me 18 vite bùrg dhe për trafikim me lëndë narkotike i dënuar me 3 vite bùrg. /Alsat.mk