Lajçak takon Vuçiqin në Beograd

Lajçak takon Vuçiqin në Beograd

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të nisë të hënën vizitën në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të dy liderët do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lajçak viziton Beogradin disa ditë pas vizitës dyditore në Prishtinë, ku është takuar me Kurtin, dhe zyrtarë tjerë politikë.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashhkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Më 9 mars, Lajçak ka thënë se ka pasur bisedime konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes, dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak ka thënë se të dyja palët duhet të pajtohen për aneksin e zbatimit, sepse Marrëveshja nuk do të jetë ligjërisht obliguese pa të.

Më 10 mars, Lajçaku ka thënë se beson që Marrëveshja do të zbatohet të paktën pjesërisht, nëse jo plotësisht, dhe se harmonizimi “i një pjesë të mirë” të udhërrëfyesit do të përbënte sukses.

Më 9 mars, Vuçiq ka thënë se Lajçak do të qëndrojë në Beograd deri të mërkurën për të biseduar drejt normalizimit.

Një ditë më vonë, Vuçiq e ka përsëritur se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se “nuk e ka të qartë” se çfarë do të diskutojë me Lajçakun.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL

Mos e humb

dhunoi
​Dyshohet se dhunoi një vajzë shqiptare, caktohet seanca vendimtare për Robinhon
received_929338498785251
Atletikë: Tetovari Aldin Ademi i KA Studenti , fitues në hedhjen e shtizës
IMG_4443
“Vëllai im”, Khabibi publikon fotografi me Ilir Latifin
IMG_4086
Granit Xhaka mashtroi të gjithë me festimin e tij, bëri sikur u lëndua pasi shënoi supergol (VIDEO)
IMG_3476
Pirati kosovar ia fiton ndeshjen Mallorcas në frymën e fundit

Më shumë nga kategoria

IMG_4086
Granit Xhaka mashtroi të gjithë me festimin e tij, bëri sikur u lëndua pasi shënoi supergol (VIDEO)
IMG_3476
Pirati kosovar ia fiton ndeshjen Mallorcas në frymën e fundit
IMG_3456
Fiton dy të arta në Stamboll, Luiza Gega kampione e Ballkanit
IMG_3447
Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”
IMG_3389
Mësohet data e ballafaqimit të Florian Markut me Chris Congon
IMG_3335
Mustaf Rexhepi, magjistari i gjeneratës 2012 te Shkëndija
IMG_4644
Sindikata e Universitetit të Tetovës organizoi protestë
IMG_4639
Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni
IMG_4638
KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj
IMG_4636
VLEN: BDI nxori në rrugë intelektualët shqiptar
IMG_4627-800x881-1
MPB Shpall fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin
Казино Буй онлайн зеркало официального сайта

DIASPORA