Grubi: Kryeministër shqiptar në 100 ditëshin e fundit

Autori

Autori

Portali Tetova

March 15, 2023, 02:03

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë një paraqitje në mediat kosovare, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do ta ketë një kryeministër të nacionalitetit shqiptar.

Ai tha se për këtë gjë ka edhe një marrëveshje të nënshkruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Zoran Zaev.

Ai rrëfeu se në vitin 2020, ishte bërë një marrëveshje nga BDI dhe Zoran Zaev, që në 100 ditëshin e fundit të qeverisjes, kryeministër të jetë një person i nacionalitetit shqiptar.

“Në vitin 2020, dolëm me fushatë moderne, e cila bëri jehonë në Prishtinë e Tiranë, duke thënë që ka ardhur koha për km e parë shqiptar, edhe ky një projekt i Ali Ahmetit, për t’i thyer tabutë.

 

Ka ardhur koha t’i tejkalojmë paragjykimet me zgjedhjen e një kryeministri shqiptar. Deshi verditkti i popullit që lidhja socialdemokrate ti fiton 46 deputetë BDI 15 deputetë, të dyjat bënin bashkë 61. Në marrëveshjen e koalicionin që kishim, arritëm dakordësi, me Zoran Zaev, që 100 ditshin e fundit ai të largohej nga qeveria dhe të zëvendësohet nga një kryeministër shqiptar.

Këtë e shkruam e nënshkruam, dhe doli edhe Zaev, dhe tha që do ta kemi një kryeministër shqiptar për herë të parë”, vijoi Grubi.

Sipas tij, marrëveshja është ende valide, dhe se një gjë e tillë i është premtuar edhe nga kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski. “Kovaçevski, në takimin e parë ende pa u zgjedhur ai, ishte edhe Zoran Zaev, dhe të tjerë… ai u zotua në takim se e njëjta marrëveshja që ishte arritur me Ahmetin do të jetë valide dhe ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit.

 

Ai e ka thënë që në 100 ditëshin e fundit kurdoqoftë që është ajo, ai do të largohet nga posti, dhe një shqiptar apo një shqiptare do të jetë kryeministër”, tha Grubi. Kryeministrin shqiptar sipas tij do ta propozojë Ali Ahmeti.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8563
Si do të dukej përbërja e re parlamentare? VMRO-DPMNE dhe VLEN do të kishin 71 deputetë
IMG_8561
Buzhala: Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme për koalicionin VMRO – VLEN
IMG_8560
Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera
IMG_8557
Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë
IMG_8556
Nesër Mickoski takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron
IMG_8554
VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

DIASPORA