Vuçiqi deklarohet pas takimit me Escobarin: Folëm për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Autori

Autori

Portali Tetova

March 15, 2023, 05:03

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar sot në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Vuçiqi deklaroi se ka pasur një bisedë “të hapur dhe të drejtë” me zyrtarin amerikan dhe se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

“Një bisedë e hapur dhe korrekte me përfaqësuesin amerikan. Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram pas takimit, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.

Kabineti i Vuçiqit pas takimit njoftoi se është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe “për mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Sipas raporteve, Vuçiqi “përsëriti qëndrimin e pandryshuar” të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani “dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”.

 

Ai ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen që i japin dialogut të Brukselit, si dhe për angazhimin kur është fjala për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe formimin e asociacionit.

Vizita e Escobarin vjen vetëm pak kohë pasi Kosovën dhe Serbinë i vizitoi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, i cili në kuadër të përgatitjeve për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër më 18 mars, u takua me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, por edhe me përfaqësues të opozitës.

Presidenca serbe njoftoi se Vuçiqi do t’u drejtohet qytetarëve nesër, më 16 mars.

Të shtunën, më 18 mars, në Ohër do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut. Ata do të priten nga kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe nga Miroslav Lajçaku. /Klankosova.tv

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8563
Si do të dukej përbërja e re parlamentare? VMRO-DPMNE dhe VLEN do të kishin 71 deputetë
IMG_8561
Buzhala: Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme për koalicionin VMRO – VLEN
IMG_8560
Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera
IMG_8557
Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë
IMG_8556
Nesër Mickoski takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron
IMG_8554
VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

DIASPORA