Lëvizja BESA: Skenaret e Artan Grubit po realiz...

Lëvizja BESA: Skenaret e Artan Grubit po realizohen – krimineli Mihajllkov i shpëton burgut

October 17, 2023, 05:10

Abdush Demiri nga Lëvizja BESA përmes një shkrimi ka hedhur në pah disa skenare të BDI-së dhe Artan Grubit, skenare që sipas Demirit po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski.

Si bashkëpunëtor i ngushtë i Sasho Mijallkovit, Artan Grubi dhe BDI po realizojnë me sukses skenarët e tyre për të mbrojtur kriminelët e dikurshëm, miqtë me të cilët përgjonin në mënyrë ilegale qytetarët, bizneset dhe kundërshtarët politik dhe u hakmerreshin në forma të ndryshme, madje edhe me jetë. Kjo u arrit të kuptohet nga përgjimet të cilat i publikoi vetë LSDM, e cila siç po shihet, bashkë me BDI-në dhe Artanin kanë përfunduar në prehërin e Mijallkovit.

E vërteta del mbi sipërfaqe siç thotë populli “Si kungulli mbi ujë”.

Pikërisht kjo është arsyeja pse BDI dhe LSDM po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski.

Sepse ky është personi që mban në sirtar lëndët për krimet e bashkëpunëtorëve të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe krimet e funksionarëve të pushtetit.

Me çfarë fytyre do të dilni para popullit? Me çfarë arsye do të kërkoni votën e qytetarëve? Dhe si do të arsyetoheni pse Bashkimi Evropian nuk do të na hap rrugën e negociatave? Vazhdoni, sepse edhe veprat i keni njejt si orientimi juaj politikisht, anti Evropian e anti SHBA, por ama pro Serbi e Rusi.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA